Dashamir Shehi paralajmëron se mund të futet i vetëm në zgjedhjet e vitit 2025, madje renditi disa pika të cilat e ndajnë nga opozita.
“Deri tani jemi vetëm, nëse ligji do të ndryshojë do ta shohim cilat janë mundësitë. Nëse pozicioni i kolegëve opozitarë do të ndryshojë, do ta shohim. Jemi vetëm se sot për sot nuk puqemi me opozitën në shumë pika; në raportin me drejtësinë, në raport me ndërkombëtarët, nuk puqemi për ndryshimet e ligjit zgjedhor dhe për pjesëmarrjen në parlament”, tha Shehi.
Edhe pse i vetëm, Dash Shehi paralajmëron se do të largohet nga politika nëse humb në zgjedhje.
“I ftoj të gjithë, dua të hapen listat. I vetëm kam qenë përherë unë. Hyj në qytetin tim dhe marr votat e mia. Po humba iki nga politika, shkruaj edhe unë libra, po më vjen mosha e librave, jam 66 vjeç. Nëse shqiptarët nuk më votojnë, ora ime ka mbaruar”, tha Shehi.












