“Zero tolerancë kush abuzon me detyrën”. Kështu u shpreh zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku teksa foli për problemet të Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë.
Balluku vuri në dukje shkeljet dhe skemat korruptive të AKUK Vlorë, madje ajo tha se dosjen do ta dërgojë personalisht në SPAK.
“Sot kemi një përmirësimin e humbjeve të ujit të pijshëm në rrjet. E vetmja ndërmarrje e Ujësjellës Kanalizimeve që ka një problem është ajo e Vlorës. Por që të abuzohet në kurriz të qytetarëve të Vlorë, kjo është diçka që ju duhet ta dini zyrtarisht, kjo nuk është një çështjet që do lihet në sirtare, por do ndiqet ligjërisht për të gjithë të përfshirët. Kjo është detyra ime personale dhe stafit të Ministrisë dhe do ti shkohet deri në fund. Do çoj dosjen në SPAK. Kemi dy muaj që i kemi shkuar deri në rrënjët e fundit, deri aty ku është ngjizur kjo skemë. Dosjet janë gati”, tha Balluku.












