Gjatë prezantimit të programit elektoral, Lulzim Bashës i ka ndodhur një incident. Gjatë fjalës së kreut të “vulës” e gjithë salla në Parkun Olimpik të Tiranës është pëfshirë nga errësira pasi është shkëputur energjia elektrike.
“Njësoj si para 34 vitesh, kanë frikë nga PD, kanë frikë nga ne! Na hoqën dritat”- tha Basha, kurse zyra e shtypit e cilësoi fikjen e dritave si një “Rast të paprecdentë”.
“Ky është një rast i paprecedent i pushtetit, i cili, ndërkohë që investohet për të mbajtur në lojë ata që dëmtojnë opozitën, kanë frikë nga PD dhe nga Basha, për shkak të pastërtisë dhe alternativës së tyre qeverisëse. Është hera e parë që ndërpritet energjia elektrike në një Kuvend Programor në një kohë që prej kohësh nuk ka pasur probleme me energjinë në Shqipëri”- njoftoi zyra e shtypit të Bashës.












