Punonjësit e 61 bashkive do të përfitojnë rritje të konsiderueshme pagash.
Në një takim me kryetarët e bashkive të vendit, Ministri i shtetit për Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku deklaroi se punonjësit e të njëjtit profesion, do të paguhen njësoj në të gjitha bashkitë ku punojnë.
Arbjan Mazniku: “Sugjerimi ynë është që të mos ketë më diferenca të nivelit të të pagës nga bashkia në bashki. Bashkitë të kenë të gjithë një nivel page. E vetmja diferencë është që disa bashki të mos kenë disa klasa. Ne besojmë që me këto nivele jemi konkurrues edhe me tregun privat“.
Punonjësit e bashkive do të përfitojnë një rritje page që varion nga 40 përqind deri në dyfish të pagës për disa profesione specifike dhe do të hyjë në fuqi këtë verë.












