Lulzim Basha ka nisur fushatën elektorale me premtime të pabesueshme.
Kryetari i “vulës” së PD, u zotua se brenda 4 viteve të para të qeverisjes së tij do të heqë vizat me SHBA.
“Unë shpreh sot dhe bindjen time personale se një Shqipëri e drejtuar nga PD, e reformuar në cdo sektor do të mundësojë heqjen e vizave me SHBA brenda 4 vjeçarit tonë të parë”, tha Basha.
Sa i takon luftës kundër korrupsionit, Basha theksoi se KLSH nuk do nxjerrë me rekomandime, por vendime kundër korrupsionit.












