Kryeministri Rama reagoi sërish ndaj dokumentarit të turpshëm të “Rai3” për të cilën u kujdes opozita që të ulë vlerat e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Në video-meszhin me tone të ashpra, Edi Rama i ka bërë thirrje shqiptarëve që të braktisë opozitën e “Non Gratave”.
“Unë e kam me të gjithë shqiptarët e zakonshëm dhe e kam të thjeshtë fare: Mos i falni më! Braktisini përgjithnjë në vetminë e ujërave të zeza të politikës së tyre. Shumica që i ka braktisur prej kohësh duhet të bëhet gati për t’i shkatërruar fare me votë në ditën e afërt të gjykimit popullor. Pakica që ende nuk i ka braktisur, është në të drejtën e Zotit të mos bashkohet me shumicën nëse nuk do, po jo të vejë më pas tyre, sepse ata nuk i duhen as dreqit, jo më Shqipërisë! Ata janë mishërimi i shpirtit të së keqes qe po del nga jeta e Shqipërisë, duke u çjerrë në përpëlitjet e fundit. Shqipërinë nuk e ndal më asgjë dhe nuk ia përcakton më të ardhmen askush, përveç nesh, shqiptarëve. Kokën lart dhe vetëm përpara!”, u shpreh Rama.












