Deputetët e Sali Berishës kanë sjellë sërish kaosin në Kuvend duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka ndërprerë disa herë seancën plenare pasi opozita ka bllokuar foltoren.
Pak minuta më parë Noka nuk ka lejuar deputetin socialist Nasip Naço që të mbajë fjalën në Kuvend. Noka i mori mikrofonin, ndërsa u përplas edhe me gardistin.
“Jeni parlament i narko shtetit”, tha Noka dhe më pas iu ndërpre fjala.
Ndërkohë jashtë Kuvendit, po zhvillohet protesta e Berishës, ku një grup militantësh po përplasen me policinë.












