Ivana Knoll është një nga personazhet më me shumë bujë, kur vjen koha e Botërorit ose Europianit.
Ajo është një tifozë e flaktë e Kroacisë, e bërë e famshme nga format e saj. Sa herë që kombëtarja e saj do të luaj në një kompeticion madhor, ajo do të jetë aty, në tribuna e veshur me ngjyrat e përfaqësueses së saj.
Knoll u bë e famshme gjatë Botërorit së Rusisë 2018, ku fotot e saj “hot” bënë gjiron e rrjetit. Pikërisht për këtë gjë shprehet se u nda nga i dashuri i saj që ishte e lidhur për rreth 10 vite:
“Kisha një të dashur që ishim në një lidhje 10-vjeçare. Tani jam ndarë nga ai. Jam “single” për momentin por nuk jam duke kërkuar për një të ri”, përfundoi kroatja.












