Sara Gjordeni dhe reperi Bardhi, të cilët gjetën dashurinë në ”Big Brother Albania Vip” do të bëhen prindër të një vajze dhe lajmin e kanë bërë me dije përmes një videoje që kanë publikuar në Instagram.
”Të duam më shumë se veten”,-shkruan Sara, ku bashkë me Bardhin, veç të dy në shtëpi, përmes një torte kanë zbuluar gjininë e bebit.
Sigurisht, nuk kanë munguar urimet e miqve më të afërt dhe të njohurve të çiftit, ndërsa dallon komenti i parë i Bardhit që ka shkruar: “Çika e babit!”. Sara dhe Bardhi konfirmuan shtatzëninë përmes një videoje ku këngëtari i puthte barkun partneres së tij. Pas lajmit të bukur, ata ndanë me ndjekësit ndjesitë e tyre. KETU SHIKO VIDEO-n:












