Durrësi është gati për të mirëpritur turistët dhe pushuesit këtë sezon veror. Janë vendosur çadra e shezlong si dhe është pastruar gjithë hapësira e rërës.
Report TV kreu një vëzhgim në vijën bregdetare dhe u njoh me shqetësimet e pushuesve. Çmimet kanë pësuar rritje si për produktet ushqimore në markete ashtu dhe në hoteleri. Konkretisht, dhomat në hotele kushtojnë 20 euro më shumë se vitin e kaluar.
“Qendroj në hotel, në të njëjtën dhomë! Vjet e kisha me 50 euro/nata ndërsa sivjet me 70 euro/nata”, tha një pushues nga Kosova.
Në dallim nga vitet e tjera, pastërtia, plugimi dhe mirëmbajtja e vijës bregdetare, ka pësuar një ndryshim dhe kjo u ka rënë në sy pushuesve. Pushuesit janë ende të pakët në numër, por fluksi pritet të shtohet në korrik-gusht.












