Duke nisur nga 1 Korriku 2024 do të aplikohet rritja e pagave për punonjësit e policisë, bazuar në gradat që ato kanë. Kështu punonjësit e Policisë së Shtetit me gradat Inspektor, Inspektor i Dytë dhe Inspektor i Parë do të kenë një rritje nga 30 në 34%.
Ndërkohë për punonjësit e Policisë së Shtetit me gradat madhore Drejtues i Parë, Drejtues i Lartë dhe Drejtues Madhor, rritja në përqindje varion nga 31 në 36%.
Punonjësit e Policisë me gradën inspektor do të përfitojnë një rritje page prej 19.775 lekë të reja në muaj, ndërsa ata me gradën nënkomisar një rritje prej 21.275 lekë të reja në muaj. Tabela më poshtë tregon se sa do të jetë niveli i pagave në Policinë e Shtetit pas 1 korrikut:












