Pavarësisht se Berisha i mori “vulën”, Lulzim Basha deklaroi se do të vazhdojë betejën ligjore, të cilën theksoi se “nuk e bën as për logo dhe as për karrigen e PD-së”.
“Në fund të fundit këtë betejë as nuk e vazhdojmë për logo dhe as për karrige, jemi bërë bashkë për diçka më të madhe. Sot është më e qartë se kurrë që Shqipëria meriton më shumë. Do të bëjmë gjithçka qe kemi në dorë. Nuk e komentoj vendimin e gjykatës. Vendimet për hapat do ti diskutojmë tani me kolegët. Të gjitha vendimet që do të marrim do të jenë në përputhje me atë angazhim që kem i marrë para demokratëve“, tha Basha.
I pyetur për mundësinë e krijimi të një force të re politike, Basha nuk dha një përgjigje konkrete.
Do të krijosh parti të re? “Të një Shqipëria që meriton shumë më shumë sesa ka sot”, përgjigjet Basha.












