Kombëtarja shqiptare do ta shijojë eksperiencën e dytë në histori të saj në një Kampionat Europian, pas asaj të vitit 2016.
Kuqezinjtë kanë përfunduar në Grupin B së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.
Sidoqoftë, ekziston një pikë shprese për ekipin e Sylvinhos që të kualifikohet, të paktën përmes vendit të tretë.
Por, si mund të arrihet kjo? 24 ekipe janë ndarë në gjashtë grupe dhe dy të parat do të kalojnë nga faza e grupeve.
Më saktësisht, 12 ekipe do të dalin nga dy vendet e para, ndërsa 4 të tjera do të sigurohen nga katër vendet e treta më të mira nga gjashtë grupe.
Shqipëria mund të ecën tutje me një fitore eventuale pasi tri pikë mund të jenë të mjaftueshme (jo gjithsesi) për ta prerë biletën e së tetës së finales.












