Edhe pak ditë dhe mbaron mandati i deputetit të Sali Berishës, pasi nëse nuk shkon 6 muaj rrjesht në parlament automatikisht “digjet” mandati i deputetit.
Por Sali Berisha me qëllim për t’i “shpëtuar” diegies së mandatit, ditën e sotme i ka bërë një shkresë kryeparlamentares Lindita Nikollës për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.
Nën masën e “Arresttit në shtëpi”, Berisha nuk paraqitet prej muajsh në Kuvend, teksa më 21 Qershor bën 6 muaj dhe sipas rregullores duhet t’i ndërpritet mandati
Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë sesi do të interpretohet mungesa e tij, nëse do të konsiderohet me apo pa arsye.












