Ilir Meta u mor në pyetje për mbi 3 orë në SPAK lidhur me dosjen hetimore të hetimit pasuror.
Kur doli nga SPAK dukej që ishte tepër i acaruar dhe përsëriti akuzat ndaj kreut Altin Dumani.
“SPAK është kthyer fal Dum Dumanit në një parti bashkëqeverisje të Edi Ramës. Unë jam pyetur për rreth 3 orë në SPAK për gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me mua dhe kanë të bëjnë me veprime të të tjerëve, të miqëve dhe të bashkëpuntorëve të SPAK. Unë jam pyetur në cilësinë e kundshërshtarit të këtij narkoshteti dhe këtij narkoregjimi që e mban në këmbë Dumani, në vend të ndalojë Edi Ramën, inceneratorët, aferën e portit të Durrësit dhe me PPT-të merret me përrallat e laraskave të tij” tha Meta.












