Prej ditës kur Ilir Meta u thirr në SPAK ku la të kuptohej se ishte pyetur rreth çështjeve që lidhen me pasurinë e familjes së tij, Presidenti i Partisë së Lirisë vijon të përdorë një gjuhë të ashpër që synon të nxisë dhunë e jo vetëm.
Sot ishte në fshatin Suk 1 të bashkisë Roskovec, ku mori varenë dhe nisi të qëllojë një shtyllë prej hekuri e bën thirrje për dhunë.
“Po kërcënohen për t’u helmuar nga një investim kriminal të Edi Ramës, duke e menduar Roskovecin si një komunitet që thyhet lehtë. Një grusht të korruptuarish kanë marr vendime kriminale në kundërshtim me interesin tuaj, duan që t’ju përzënë, duan që t’ja u çvlersojnë edhe atë investim që keni bërë dhe duan që edhe këta fëmijë ti përzënë nga vendi dhe më pas bënë marrëveshje ai me ata që nga Filipinet dhe nga Bangladeshi. Sepse qëllimi është vendosja e vendit në një regjim mafjozë, në një regjim PPP kriminale dhe nuk është zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë, sepse ju e dini se dhe fondet për bujqësinë i bllokoi BE sepse këta i çuan fondet e IPARD tek inceneratorët“, tha Meta. KETU SHIKO VIDEO-n:












