Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar temperaturat në qarqet e vendit.
Javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika.
Pritet rritje e madhe e temperaturave, të cilat do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja mujore klimatike. Temperaturat më të larta do të arrijnë 43 gradë Celsius ditën e premte, në 3 qytete: Elbasan, Fier dhe Berat.
Këshillohet që fëmijët, mosha e tretë dhe gratë shtatzënë të shmangin orët e pikut të vapës ku temperaturat janë të papërballueshme.












