Sali Berisha do të vijojë të jetë person “non-grata” në Britani të Madhe. Apeli në Londër vendosi të rrëzoi padinë e Berishës për t’i hequr ndalimin e udhëtimit drejt këtij vendi.
Pas këtij vendimi, Berisha do të vijojë ta ketë të pamundur hyrjen në Britaninë e Madhe. Arsyet e këtij vendimi janë nga “korrupsioni, tek ndërhyrjet në zgjedhje si edhe tek hetimi për Fazlliç”.
Gjykata e Apelit është shprehur në favor të qëndrimit të Qeverisë Britanike, duke hedhur poshtë të gjitha arsyet e ankimimit të Sali Berishës. Më e rëndësishmja, Gjykata ka gjetur se rekomandimi për të përjashtuar Berishën është arritur siç duhet si “produkt i një vlerësimi holistik të provave në dispozicion”.
SHBA dhe Britania e Madhe shpallën “non-grata” Sali Berishën për “minim të demokracisë” dhe “korrupsion”.












