Pasi Gjykata e Apelit në Londër la në fuqi shpalljen “non grata” të Sali Berishës në Britani, ish-kryeministri akuzoi Lulzim Bashën për sanksionimin e tij nga Britania e Madhe.
Basha nga ana tjetër i është përgjigjur menjëherë këtyre akuzave duke deklaruar se Berisha ka hallin e tij personal dhe po mban “peng” PD-në.
“Në vend që të sqarojë demokratët për pengimin që po i bën opozitës për interesa thellësisht personale, Berisha ngre pretendime imagjinare ndaj meje pas humbjes së gjyqit për heqjen e “Non gratës” nga Britania e Madhe. Sali Berishës i duhet vula për të përdorur demokratët si mburojë për hallet e tij dhe familjes së tij; Edi Ramës pushteti për t’u mbrojtur nga i njëjti fat si paraardhësi i tij. Përrallave të Sali Berishës u ka dalë boja prej tre vitesh. Përmes tyre mban peng Partinë Demokratike për hallin e tij personal, duke vazhduar pazarin e vjetër me Ramën”,-shkruan Basha












