Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj doli në një konferencë për mediat dy ditë para ndeshjes me Kroacinë.
I ndalur tek sulmet që tifozeria i ka bërë Hysajt, ai tha se nuk mund të kritikosh një lojtar që ka dhënë shpirtin për Kombëtaren.
“Nuk është e bukur të kritikosh një lojtar që ka kontribuar aq shumë për kombëtaren, ka dhënë shpirtin e tij për kombëtaren. Nuk është gjë e vogël për mua. Por çdo person bën atë kritikën e vet”, tha Mitaj












