Apeli i GJKKO nuk ndryshon masën për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Berisha dhe Malltezi kërkuan lirinë, por gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendosi që të dy të qëndrojnë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Berisha ndodhet në i izoluar në banesën e tij prej datës 30 dhjetor 2023, me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit për çështjen në hetim lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Tashmë Berisha rrezikon t’i digjet edhe mandati i deputetit pasi prej 6 muajsh ka munguar në seancat plenare.












