E premtja do të jetë dita më e nxehtë e muajit qershor, kjo për shkak të masave ajërore që vijnë nga Afrika.
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit, ndërkohë temperatura më e lartë do të jetë 43 gradë Celcius.
Pritet rritje e madhe e temperaturave, të cilat do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja mujore klimatike. Temperaturat më të larta do të arrijnë 43 gradë Celsius ditën e premte, në 3 qytete: Elbasan, Fier dhe Berat.
Temperaturat sot parashikohen:
– në zonat malore 20 deri 37°C
– në zonat e ulëta 21 deri 40°C
– në zonat bregdetare 22 deri 37°C












