Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar qytetarët e Shqipërisë që të kenë kujdes nga temperaturat e larta ditën e premte.
Agjencia shprehet se qytetarët duhet të marrin masa për të mbrojtur jetën e tyre dhe të mos ekspozohen në diell gjatë orëve të pikut.
“Kujdes nga Temperaturat e Larta! Nga parashikimi i institucioneve shqiptare si IGJEO, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, njoftojmë qytetarët dhe institucionet për rrezikun e temperaturave të larta. Sot (e enjte) dhe nesër (e premte), nivel i rrezikut pritet të jetë “I LARTË” në qarkun e Fierit, Vlorës, Beratit dhe Gjirokastrës, ndërsa në të gjitha qarqet e tjera të vendit, pritet nivel i rrezikut “I MODERUAR”. Rreziku do të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme (e premte). Ju lutemi të tregoheni të kujdesshëm për të garantuar mbrojtjen e Jetës së qytetarëve, duke marrë masat e nevojshme për sigurinë dhe përballimin e temperaturave të larta”, njofton Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.












