Spanja merr lajmin e keq mbrëmjen e sotme teksa po luan sfidën kundër Italisë të vlefshme për Grupin B në Euro2024.
Gjatë pjesës së parë kundër Italisë, mesfushori spanjoll Rodri është ndëshkuar me kartonin e verdhë dhe për këtë arsye ai do të jetë një mungesë e madhe e ‘iberikëve’ në duelin e ardhshëm kundër Shqipërisë e cila do të luhet të hënën në orën 21:00.
Tashmë trajnerit të Shqipërisë Sylvinhos i buzëqesh ‘fati’ pasi Rodri konsiderohet si një ndër lojtarët dhe mesfushorët më të mirë të botës.
Shpresojmë që mungesa e “yllit” të Manchester Cityt t’i sjellë fat Kombëtares shqiptare për të ëndërruar kualifikimin e çmendur në “grupin e ferrit”.












