Prej ditës së djeshme ka vijuar “teatri i divorcit” mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me qëllimin e vetëm për t’i shpëtuar SPAK-ut.
Ish-presidenti i Republikës Ilir Meta, njoftoi te enjten se ka nisur procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, pas 26 vitesh martesë e akoma më shumë vite të një bashkëjetese politike.
Zonja Kryemadhi i tha “Zërit të Amerikës” se nuk preferonte për momentin të komentonte vendimin e bashkëshortit të saj dhe se më parë donte të mësonte arsyet që e kishin çuar zotin Meta në kërkesën për divorc, të depozituar të enjten në Gjykatën e Tiranës.
“Do flas kur të mësoj arsyet e kërkesës për divorc“, tha Kryemadhi.












