Pas përfundimit të ndeshjes mes Spanjës dhe Italisë, Kombëtarja shqiptare ka të gjithë të drejtën e botës për të ëndërruar kualifikimin në fazën tjetër.
Tashmë spanjollët janë të “relaksuar” pasi kanë siguruar kreun e grupit, çfarëdo që të ndodhë në ndeshjen e fundit kundër Shqipërisë.
》Shqipëria kualifikohet si e dyta në grup: Nëse mund Spanjën dhe paralelisht Italia mundet nga Kroacia, por me këtë të fundit që nuk siguron një golavarazh më të mirë se kuqezinjtë. Aktualisht golavarazhi është -1 për Shqipërinë dhe -3 për Kroacinë.
》Kualifikimi i sigurt i Shqipërisë nga vendi i tretë: Nëse mund Spanjën, por Kroacia fiton me një golavarazh më të thellë duke kapërcyer atë të kuqezinjve, ose nëse Italia fiton ose barazon ndeshjen. Në këtë variant, me 4 pikë, Shqipëria do të kishte thuajse të sigurt kualifikimin, por si mes të tretave më të mira në Europian.
》Shqipëria mund të dalë e treta në grup edhe duke barazuar apo humbur ndeshjen ndaj Spanjës, për sa kohë që Kroacia nuk regjistron një rezultat më të mirë ndaj Italisë. Por pastaj kualifikimi si e treta më e mirë do të ishte shumë i komplikuar dhe do varej nga situata e grupeve të tjera.












