Disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë nga veriu në jug u pëfshinë nga “black out” total i nderprerjes se energjisë elektrike.
Së fundmi Operatori i Sistemit të Transmeimit ka reaguar duke treguar edhe problemin që pati rrjeti i energjisë elektrike. OST bën me dije se shkak kanë qenë temperaturat ekstreme, ndërkohë që defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë
“Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit. Nga këqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit. OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve“, njofton OST.












