Kreu i Urgjencës Kombëtare, mjeku Skënder Brataj ka këshilluar shqiptarët si duhet të sillen gjatë këtyre ditëve ku Shqipëria është “përvëluar” me temperatura të larta.
Mjeku këshillon që mos pini alkooli dhe pijet me sheqer, ndërsa shtoi se duhet konsumuar sa më shumë ujë dhe në drekë të konsumohet peshk.
”Duhet të kemi kujdes, mos dalim në pikun e vapës, mirë është të shmangim daljet nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Kondicioneri nuk duhet të lihet tek zero, por diku tek 24-26, pasi temperaturat jashtë janë 40-43 gradë celcius. Pirja e lëngjeve është e nevojshme, duhet të konsumojmë minimalisht 2 litra në ditë. Këshilla për verën është të hash peshk dhe nga pak e kryesisht ushqime të lehta (larg brumrave). Në ditët shumë të nxehta nuk duhe të konsumosh pije me gaz dhe alkool”, tha mjeku Brataj.












