Shqipëria po përgatitjet për të luajtur një nga ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024. Kuqezinjtë ditën e hënë do të vihen përballë Spanjës në orën 21:00 dhe në rast fitore do të sigurojnë një kualifikim historik për në fazën tjetër.
Dy ditë para ndeshjes, UEFA ka bërë të ditur edhe arbitrat e sfidës. Kështu kryesor do të jetë një arbitër suedez, i cili ishte protagonist absolut në çerekfinalen e Champions mes Arsenalit dhe Bayern Munich, ku të dyja ekipeve u mohua nga një penallti.
Bëhet fjalë për Glenn Nyberg, i cili do të jetë arbitri kryesor, ndërsa do të ndihmohet nga Mohbod Beigi dhe Andreas Soderqvist. Arbitër i 4 do të jetë Mykola Balakin, teksa në VAR do të jetë gjermnai Christian Dingert.












