Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku ka konfirmuar vendimin e tij për t’u bashkuar me Sali Berishën, pasi Gjykata e Apelit i dha ‘vulën’ e PD, grupimit të Rithemelimit.
Çollaku shkruan se nuk mund ta refuzojë një ‘dorë të shtrirë’ të Sali Berishës për paqe e bashkim.
“Unë si deputet i PD, rreshtuar në pozicione të kundërta me ish Rithemelimin këto 3 vite, nuk jam i gatshëm ta refuzoj një dorë të shtrire për paqe e bashkim, të paktën pa e provuar sinqeritetin e saj. Por çështja e bashkimit te PD, nuk është çështje e bashkimit të një apo disa deputetëve. Çështja e bashkimit te PD është një sfidë që duhet, nëse mundet të bëjë bashkë dy realitete të tëra njerëzore, të ndara brenda PD. Ideja e një Fraksioni të strukturuar brenda PD, mund të jetë një opsion që duhet eksploruar seriozisht”, shkruan Çollaku.












