Muaji Qershori ka thyer rekordin me mbi 1 milion turistë që kanë hyrë në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama shkroi se 65% më shumë pasagjerë kanë hyrë në 6 muajt e parë të 2024-ës, krahasuar me vitin e kaluar.
“Qershori i këtij viti ka thyer rekordin me mbi 1 milion pasagjerë, duke e çuar në 4,8 milionë shifrën e përgjithshme të udhëtarëve në Tirana International Airport. 65% më shumë pasagjerë të përpunuar në gjashtë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me vitin e kaluar, që e kthejnë aeroportin tonë ndër më kryesorët në Ballkan për flukset e udhëtimeve duke i lehtësuar edhe më tej aksesin turistëve që duan të shijojnë Shqipërinë”, tha Rama.
Aeroporti i Tiranës ka mirëpriti 40% më shumë pasagjerë, ndërsa këtë vit vetëm nga Rinasi numri i pasagjerëve pritet të shkojë 8.4 milionë.












