Pagat e punonjësve socialë dhe psikologëve në shkolla nga 1 korriku u rritën 36 % duke e çuar pagesën financiare mbi 900 euro në muaj.
Në një takim që zhvilloi me një grup psikologësh e punonjësish socialë, ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu nënvizoi se rritja e pagave është e konsiderueshme për këtë kategori.
“Rritja e pagës për ju është një rritje vërtetë e konsiderueshme, mesatarisht është një rritje me mbi 23 mijë lekë të reja, që e çon pagën e një punonjësi social apo psikologu me një eksperiencë 15 vjeçare në mbi 90 mijë lekë të reja“, tha Manastirliu.
Krahas rritjes së pagave të mësuesve, rritje kanë edhe pagat e punonjësve psiko-socialë pranë shkollave.












