Pas thirrjeve të studentëve për deputetët e Partisë Demokratike dhe Kreun e saj Sali Berisha, në mënyrë shmangien e incidenteve me protestuesit tek Ministria e Arsimit deputetët kanë nisur të tërhiqen në hyrjen e “Rrugës së Durrësit.”
Ndërkohë në protestë ka tërhequr vëmendjen edhe Klevis Balliu i cili shihet të komunikojë vazhdimisht në celular.
Deputetët e PD-së dhe militantët e Sali Berishës janë afruar pranë Ministrisë së Arsimit, aty ku ndodhen studentët që po protestojnë. Një student ka tentuar t’i afrohet për t’i kërkuar që të largohen nga protesta. Nga ana tjetër, pjesa tjetër e protestuesve i ka pritur me thirrjet: “Rama në burg, Berisha në burg”.












