Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është marrë “nën hetim” nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për “fshehje pasurie”.
Sipas gazetares Klodiana Lala, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar informacion në disa institucione për të verifikuar pasurinë e Asllan Dogjanit. Kujtojmë se pak ditë më parë (më 3 korrik 2024), Dogjani është paraqitur në SPAK, ku ka qëndruar për rreth dy orë e gjysmë.
Në një reagim jashtë kamerave, Dogjani konfirmoi se marrja e tij në pyetje nga SPAK është bërë rreth problemit të disa qytetarëve në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga pronari i pallatit.












