Gjykata e Lartë ka shtyrë për në datën 16 korrik seancën gjyqësore ndaj Sali Berishës dhe dhëndri të tij, Jamarbër Malltezi për dhënien e vendimit për revokimin e masës së sigurisë ndaj tyre.
Mësohet se avokatët e Berishës dhe Malltezit kanë kërkuar dorëheqjen nga gjykimi të tre gjyqtarëve, Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni. Kjo ka qenë dhe arsyeja e shtyrjes së seancës së sotme.
Berisha dhe Malltezi mbahen prej muajsh nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Ata e kanë konsideruar arrestimin si politik, pasi pretendojnë se ndaj tyre nuk ka asnjë provë.












