Belind Këlliçi konfirmoi se protesta e “11 korrikut” në fokus ka kërkesën për lirimin e Sali Berishës i cili prej më shumë se 6 muajsh ndodhet në “arrest shtëpie”.
Këlliçi gjithashtu tha se Berisha do të jetë i pranishëm në protestë, pasi në ndihmë do t’i vijë teknologjia.
“Kryefjalë do jetë jetë qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme, pasi Rama në 11 vite i ka vjedhur zgjedhjet. Kauzë tjetër është dhe lirimi i kryetarit të opozitës doktor Berishës. Pritshmëritë për protestën janë të jashtëzakonshme. Mendoj që Berisha do duhet të jetë dhe do të jetë prezent edhe në këtë protestë, ta mundëson teknologjia që zoti Berisha të jetë në këtë protestë, është e domosdoshme protesta e tij”, tha Këlliçi ër ‘A2 CNN’.












