Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten Lindën ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rama ka ndarë disa foto në rrjetet sociale në darkën shtetërore të servirur nga Presidenti Joe Biden dhe Zonjës së Parë në Shtëpinë e Bardhë. Darka është shtruar për ndër të udhëheqësve të NATO-s, të cilët janë ftuar për të marrë pjesë në samitin që po mbahet në Uashington.
Pikërisht në ditën e protestës, Rama shihet i qeshur dhe i relaksuar në krah të kryeministrit të Kanadasë dhe lidereve të tjerë boterore. Sot ne oren 20:00, pritet qe militantet e Sali Berishes te protestojne para Kryeministrise.












