Prej rreth dy muajsh tregu i shit-blerjes së pasurive të patundshme është bllokuar. Shkak është është propozimi i mazhorancës, për të hapur një fushatë të radhës rivlersimi me një normë 3%.
“Njerëzit nuk po blejnë më. I kanë ndalur blerjet ka më shumë se një muaj e gjysëm. Nuk po them hezitim. Tregu ka stopuar”, thotë Dritan Ballgjini, agjent imobiliar.
“Ky është efekti i vetëm, propozimi për rivlersim. Është një diferecnë e madhe nga tatimi aktual 15% që paguajën qytetarët, me normën 3 % që është propozuar. Individët krusejnë ndaj dhe tregu është bllokaur”, thotë Ilda Zaloshnja, agjente imobiliare.
Agjentet e tregut i bëjnë apel mazhorancës që të marrë një vendim, në mënyrë që tregu t’i rikthehet normalitetit.
Të gjitha gjasat janë që nisma e deputetes Blerina Gjylameti për një tatim 3% mund të shtyhet në sezion e ardhshëm parlamentar. Fushatat e rivlersimit po edukojnë qytetarët me idenë se një herë në dy vite do të ketë një amnisti për tatimi e pronave.












