Avokati Saimir Vishaj ndodhet në gjëndje kritike për jetën.
Burime të “Vox News” bëjnë me dije se ai ka pasur një incident të rëndë dy ditë më parë, duke u rrëzuar nga shkallët.
Sot gjëndja e Vishajt është përkeqësuar ndjeshëm dhe është futur në intubim. Aktualisht Vishaj ndodhet te Spitali i Traumës në reanimacion.
Vishaj vetëm pak muaj më parë, lajmëroi se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, e cila për pak i mori jetën. Por tashmë është duke u përballur sërish me një tjetër betejë për jetë a vdekje.












