Deputeti i PD, Tritan Shehu e ka shfrytëzuar pyetjen e tij ndaj Altin Dumani në Kuvend vetëm për të mbrojtur Sali Berishën, i cili ndodhet në ”arrest shtëpie”. Shehu akuzoi Dumanin se është bërë pjesë e politikës me vendimin për Berishën, por kreu i SPAK tha se nuk ka asnjë lidhje me politikën.
Shehu: Përse Berisha mbahet i izoluar? Me urdhër të kujt? Të kryeministrit, të dikujt tjetër? Po shkelni parimet me të katër këmbët, a nuk gjykoni se bëheni pjesë e politikës, duke e kthyer Berishën në një të burgosur politik?
Përgjigjet Altin Dumani: “Kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak, ju pretenduat dhe parashtruat se nuk ka shkaqe apo kushte për caktim mase sigurie, referojuni vendimit të gjykatës, ju thoni se nuk ka akuzë, por edhe vetë vendimi i gjykatës e ka bërë të qartë veprën penale. Lëshuat akuza të rënda drejt SPAK dhe mua, nuk jam pjesë e politikës, nuk kam asnjë lloj lidhje me politikën e kam ndërtuar jetën jashtë politikës, besoj që ka qenë një karrierë normale”












