Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet me mjete inteligjente shpejtësimatëse dhe me dron edukues, për parandalimin e aksidenteve rrugore në zonat bregdetare.
Përgjatë fundjavës, në aksin rrugor “Orikum-Llogara”, janë konstatuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor.
Si rezultat i monitorimit me dron edukues, janë evidentuar për parakalime të gabuara, rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, 183 drejtues automjetesh, të cilët janë ndëshkuar me masa administrative që variojnë nga 3 000 deri në 10 000 lekë të rinj.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe t’iu japin përparësi këmbësorëve.












