Tkurrja e popullisë që evidentoi Censi i vitit 2023 ka vënë në rrezik ekzistencën e disa bashkive në vend. Të paktën 5 prej tyre kanë një rënie të ndjeshme të numrit të banorëve nën 5 mijë banorë, çka ka vënë në pikëpyetje nevojën për të qënë ende bashki.
Numrin më të ulët e ka bashkia Pustec në Qarkun e Korçës, me 1.843 banorë, e ndjekur nga ajo e Libohovës në Qarkun Gjirokastër me 2.765 banorë, Këlcyrës me 4400 banorë, Fushe-Arrësit me 4878 banorë dhe Konispoli me 4898 banorë.
Ndërsa nga 61 bashki që ka vendi, 9 të tjera kanë nën administrim një popullsi prej më pak se 10 mijë banorësh: Poliçani, Dropulli, Memaliaj, Përmeti, Tepelena, Kolonja, Puka, Delvina, Himara. Për ekspertët kjo tkurrje e popullsisë ka nxjerrë nevojën edhe të një ndarje të re administrative, shkruan TV Klan.












