Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi foli për vendimin e Sali Berishës i cili i dhuroi “postin” e drejtuesit politik në qarkun e Shkodrës.
Pas humbjes së zgjedhjeve në bashkinë e Elbasanit “besniku” i Sali Berishës, Luçiano Boçi tha se do të shkëputet nga Tirana për të banuar në Shkodër, sepse e kërkon angazhimi i tij politik në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
”Punët politike nuk janë të lehta dhe çdo qark ka specifikat e veta me elementët e historisë së zgjedhjeve, humbjeve apo fitoreve. E rëndësishëm është që Shkodra ka vokacion të djathë, kam nisur takimet aty si drejtues politik. Do shkëputem për të banuar në Shkodër sepse e kërkon angazhimi dhe pasioni për politikën dhe është e domosdoshme takimi me banorët, për të kuptuar edhe problemet që ata kanë. Zgjedhja ime në Shkodër ka qenë pozitive dhe është mirëpritur”, tha Boçi për News24.












