Një kullë shumëkatëshe është planifikuar të ndërtohet në qendër të qytetit të Shkodrës.
Kjo është ndërtesa e parë e kësaj lartësie në qytetin veri-perëndimor. Shpallja e projektit fitues për “Kullën Rozafa” është bërë me një ceremoni madhështore ku ka marrë pjesë edhe vetë kryeministri Edi Rama.
Përveç kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci, i pranishëm ka qenë edhe ai i Lezhës, Pjerin Ndreu, si dhe zyrtarë të tjerë. Garën e ka fituar studioja arkitekturore spanjolle “Selgascano Architects”, ndërsa kulla do të ndërtohet nga Rozafa Group.












