Kryeministri Edi Rama nesër që në mëngjes (E mërkurë, ora 10:00) do të mbledhë të gjithë kryebashkiakët e vendit në kuadër të sezonit veror.
Ky takim pritet të mbahet në Kryeministri, në sallën COD. Sezoni turistik do të jetë në fokus të takimit, por gjithashtu do të flitet për ligjin për legalizimet, ku një pjesë e procedurave do t’ju kalojë bashkive.
Pjesë e takimit pritet të jenë edhe kryebashkiakët e djathtë, të cilët edhe hërën e parë në takimin e Shkodrës, iu përgjigjën pozitivisht ftesës së kryeministrit Edi Rama.












