Sipas meteorologes Tanja Porja nesër do të jetë dita më e nxehtë e muajit korrik. Meteorologia thekson se e mërkura dhe enjtja do të jenë ditët me temperatura ekstreme edhe në zonat malore.
“Nesër mund të jetë dita më e nxehtë e muajit korrik, do të kemi plot ditë të nxehta. Korriku do të jetë i gjithi me ditë të nxehta dhe shumë të nxehta. Nesër 42 gradë Shkodra, Kopliku, Fushë Kruja, Tirana, Elbasani, Berati. Po ashtu Gjirokastra, Tepelena pritet të shënojnë temperatura 42 gradë. Nesër do të jetë dita më e nxehtë. Nesër rritja më e ndjeshm do të jetë në zonat malore, Hasi, Kukësi, Peshkopia, Burreli shumë pranë 40 gradëve” – tha Porja.
Meteorologia këshillon qytetarët që të mos dalin apo të lëvizin në orët e pikut të nxehtësisë nga ora 10:00-17:00.












