Shtyhet sërish Kongresi i Partisë Socialiste.
Pasi u zhvendos nga data 20 korrik për në datën 27, Kongresi i PS ka ndryshuar sërish datë dhe pritet të mbahet më 28 korrik, në orën 11:00.
Nuk dihet ende aryeja pse është zhvendosur me një ditë Kongresi i PS-së. Në Kongres, kryesocialisti Edi Rama do të prezantojë edhe platformën e re se si do të zgjedhë kandidatët për deputetë të forcës politike që drejton.
Rama ka paralajmëruar që treçereku i Asamblesë që do të dalë nga Kongresi i 20 korrikut, do të jenë anëtarë të rinj.












