Moti këtë të diel pritet të jetë fillimisht i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet kodrinore – malore.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të pasohen nga reshje e shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Siç mund ta shihni në hartë, nga reshjet e shiut gjatë pasdites së sotme pritet të përfshihet: Puka, Shkodra, Dibra, Kukësi, Korçë, Pogradec. Më poshtë shikoni temperaturat:













