Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaron se do të rishikohen gjobat për fermerët e fushës së Maliqit, të cilët protestuan për çmimet e ulëta të kulturave bujqësore të grurit, misrit dhe patates.
Balla la të kuptohet që mund të hiqet gjobat e majme prej 1 milionë lekësh të vjetra e vendosura gjatë protestës së fermerëve.
Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Korçës, ku disa prej tyre u shoqëruan në komisariat. Nga 3 fermerët e shoqëruar në komisariatin e Maliqit, vetëm njëri prej tyre është gjobitur më shumë se 100 mije lekë të reja për kundërshtim të forcave të policisë.
23 fermerë të tjerë të cilët kanë qenë pjesë e kësaj proteste kanë marrë masë administrative për parkim të gabuar për mjetet e tyre bujqësore në aksin nacional.












