Arben Ahmetaj, ka hedhur akuza të forta nga arratia teksa SPAK është duke tentuar për të bashkëpunuar me autoritetet e Zvicrës për ta ekstraduar në Shqipëri.
Ish-zv/kryeministri është rikthyer sërish në emisionin e Çim Pekës, por kësaj here me akuza të reja. Në disa fragmente të shkurtra të shkëputura nga intervista, Ahmetaj dëgjohet teksa lëshon deklarata “bombë” dhe akuza të forta për kryeministrin Edi Rama.
Pavarësisht kërcënimeve që sipas Ahmetajt i janë bërë në adresë të tij dhe familjarëve, “sy fortë” dhe “i pa trembur”, ish-zv/kryeministri ka deklaruar se ka ndarë mendjen dhe do të rrëfejë gjithçka që ai di.
“Ça më thanë mua këta? O të çojmë në të s’ëmës, t’i lëmë fëmijët jetimë, do të marrim t’i fusim në burg dhe gruan dhe ish-gruan po fole. Unë po flas? Po flas, sepse unë e kam ndarë mendjen o djalë”, thotë Ahmetaj. KETU SHIKO VIDEO-n:












